Një kryerës i panjohur i maskuar mbrëmë rreth orës 21:00 ka kryer plaçkitke ndaj një të punësuari në një bastore sporti në rrugën “Petar Manxhukov” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi MOB, kryerësi është kërcënuar me pistoletë dhe nga i punësuari ka marrë 46.670 denarë, pas çfarë ka ikur në drejtim të panjohur, njofton AIM.
Policia po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit dhe për ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/