Një person i maskuar dhe i armatosur ka bërë grabitje në kazinon ‘Astra club’ në Shkup, ku nga arka ka marrë 630 mijë denarë, si dhe nga sporteli tani për tani shumë të pakonfirmuar të parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje rreth orës 05:50, në ‘Astra club’ në bulevardin ‘Aradhet partizane’ në Shkup, një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka kryer grabitje të një shume të madhe parash.
Sigurimi i kazinos është sulmuar fizikisht, duke e goditur me pushkë. Pastaj e ka detyruar ta hapin arkën, prej ku dhe i ka marrë paratë dhe pastaj i ka marrë paratë edhe nga sporteli. Policia ka marrë masat për kapjen e grabitësit. /Telegrafi/