Oklahoma City Thunder ka vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të shtatën radhazi dhe të 60-tën këtë sezon.
Pas një ndeshje spektakolare, OKC triumfuan në udhëtim te Sacramento Kings me 16 pikë diferencë 121:105.
Si gjithmonë, fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri dhe më meritori në këtë fitore me 32 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Holmgren me 18 pikë e 10 kërcime, derisa Alex Caruso e mbylli sfidën me 15 pikë.
Keegan Murray ishte më efikasi te skuadra vendase me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Detroit – San Antonio 122:96
Miami – Golden State 112:86
New York – Dallas 128:113
Houston – Atlanta 121:114
Utah – Memphis 103:140
Portland – Cleveland 111:122
Sacramento – Oklahoma City 105:121