Telegrafi

Vazhdon seria e fitoreve për Celtics, Bulls pa problem ndaj Timberwolves

Boston Celtics ka vazhduar me formë fantastike në 10 ndeshjet e fundit në NBA.

Skuadra e udhëhequr nga Brad Stevens në 10 takimet e fundit në NBA ka marrë nëntë fitore, ku shtatë prej tyre të njëpasnjëshme.

Denver Nuggets ishte ‘viktima’ e radhës për Celtics të cilët kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 108:102.

Jayson Tatum me 24 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime ishte basketbollisti më efikas në fitoren e Celtics në këtë takim.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Marcus Smart me 22 pikë si dhe dyshja White e Williams që shtuan nga 15 pikë.

Ndërkohë me fitore ka vazhduar edhe Chicago Bulls, që në United Center ka mposhtur Minnesota Timberwolves me 12 pikë diferencë 134:122.

DeMar DeRozan ishte i pandalshëm me 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, derisa Vucevic shtoi 26 pikë të tjera për fitoren e Bulls. /Telegrafi/