Në Gjykatë Penale sot në Shkup vazhdon seanca për procesin e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje, në seancën e parë, fjalim kanë mbajtur prokurorja Vilma Ruskoska dhe avokatët e një pjese e të akuzuarve.
Për sulm në Kuvend akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 akuzohen për “terrorizëm”, ndërsa dy për “ndihmë”.
Lënda udhëhiqet nga gjyqtarja për krim të organizuar, Dobrilla Kacarska, e cila tani vetëm se ka caktuar 37 seanca për diskutime kryesore. /Telegrafi/