Telegrafi

Vazhdon seanca për “Tarifa”, për blerje të sistemit softuerik të SHA Elem

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së, “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i SHA Elem, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjerë.

Bëhet fjalë për të akuzuar për blerje të një sistemi softuerik për nevojat e kompanisë në fjalë, me vlerë prej rreth katër milionë euro.

PSP-ja i akuzon të pandehurit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, gjatë procedurës së prokurimit publik të softuerit./Telegrafi/