Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së, “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i SHA Elem, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjerë.
Bëhet fjalë për të akuzuar për blerje të një sistemi softuerik për nevojat e kompanisë në fjalë, me vlerë prej rreth katër milionë euro.
PSP-ja i akuzon të pandehurit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, gjatë procedurës së prokurimit publik të softuerit./Telegrafi/