Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë seanca për lëndën e PSP-së “Titanik 2” çka ka të bëjë me parregullsitë e zgjedhjeve lokale të vitit 20130-të.
Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, si dhe për atë se skriptat nga seanca e kaluar nuk ishin të përkthyera në gjuhën shqipe.
Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredi Ibraimi, Aneta Stefanovksa, Vllado Sajkovski dhe Sasho Srcev./Telegrafi/