Telegrafi

Vazhdon seanca për rastin “Haraçi”

Foto: AIM

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Haraçi”. Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe vazhdon me prezantimin e provave, ndërsa në radhë janë video inçizimet e dorëzuar në Prokurori nga Jordan Kamçev.

Në seancën e kaluar u prezantuan fotografitë që u siguruan gjatë kontrolleve në shtëpitë e Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

Në seancën e parë gjyqësore për rastin “Haraçi” që u mbajt më 3 dhjetor, i dyshuari i tretë Zoran Milevski e pranoi fajësinë, me çka u dënuar me tri vite burg./Telegrafi/