Site icon Telegrafi

Vazhdon seanca për PSP-në, Vllatko Gjorçev-it i tërhiqet vërejtja (Video)

Në vazhdimin e seancës së sotme të pyetjeve për prokuroren Katica Janeva. Kryetarit të komisionit, Vllatko Gjorçev, i është tërhequr vërejtja nga deputetët e LSDM-së, PDSH-së dhe BDI-së që të mos vazhdojë me fjalime politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, Gjorçev është përgjigjur se për shkak të qëndrimeve që i ka opozita, partia OBRM-PDUKM në zgjedhje duhet të fitojë 62 deputetë.

Ndërkaq prokuroja Janeva u është përgjigjur pyetjeve të deputetes Vlladanka Aviroviq, e cila plot një orë i ka drejtuar pyetje prokurores Janeva.

Ajo ka kërkuar sqarime nga Janeva se për çfarë i duhen ekspertët dhe përse ka angazhuar njerëz që sipas saj, janë të afërt me opozitën, si edhe sa paguhen. Prokurorja ritheksoi se nuk do të jep përgjigje për çështjet financiare të PSP-së, ndërkaq thotë se asnjë ekspert nuk ka kërkuar kompenzim financiar.

Aviroviq pyeti nëse këshillëtarët në PSP janë të nevojshëm për shkak të paaftësisë së speciales, duke shprehur njiherit edhe vërejtje për përdorimin e fjalës ”mision” në PSP. Seanca vazhdon edhe më tutje./Telegrafi/

Exit mobile version