Telegrafi

Vazhdon seanca për ngjarjet në Kuvend, dëshmon Agim Nuhiu dhe Kurto Dudush

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për sot është caktuar që të dëshmojnë shumë dëshmitar në mes të cilëve, Kurto Dudush, Dushica Margja, Agim Nuhiu, Sasho Tasevski, Vlladimir Trajkov.

Lexo po ashtu Ndihma e Shpejtë intervenon në Gjykatën Penale, ndërpritet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

Në seancën e mëhershme u dëgjuan vetëm dy dëshmitar për shkak se gjyqtarja Dobrilla Kacarska e ndërpreu seancën gjyqësore, pasi të akuzuarit Munir Pepiq iu keqësua gjendja shëndetësore. /Telegrafi/