Telegrafi

Vazhdon seanca për ”Lagjen e Trimave”

Seanca gjyqësore për ”Lagjen e Trimave” vazhdon sot në sallën speciale të Gjykatës së Lartë në Shkup. Në këtë seancë gjykohen 37 të akuzuar për terrorizëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar ishte e nxehte pasi të akuzuarit kishin kërkuar edhe persona tjerë që sipas tyre ishin përgjegjës për montimin e këtij rasti dhe ishin të akuzuar për tradhëti./Telegrafi/