Jonathan Ellison Rees, avokati mbrojtës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet me kusht.
Avokati ka ofruar pesë mijë euro, në mënyrë që Gucati të lirohet me kusht, transmeton Telegrafi.
“Është e drejtë që Gjykata në këto rrethana të mendojë për dhënien e lirimit me kusht. Prandaj, kërkoj të merret parasysh kërkesa për lirim me kusht. Ne mund të ofrojmë një garanci prej 5 mijë eurove, që ai të jetojë në adresën që do të përcaktohet dhe të raportojë në policinë e EULEX-it, ai ka familje, ka fëmijë”, tha ai.
Seanca e parë gjyqësore ndaj Hysni Gucati është duke vazhduar.
Prokurorja e Speciales ka bërë të ditur se brenda 30 ditëve pritet që të dorëzohet aktakuza ndaj Gucatit.
“Duke pasur parasysh hapat hetimor, konfirmoj se Prokuroria e ka ndërmend të dorëzoj aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, tha Prokurorja. /Telegrafi/