Në Gjykatën Penale sot ka vazhduar gjykimi i Zahir Beqiri Çaush, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve të identifikimit në aferën “Fabrika për letër njoftime”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për Seancën e sotme i akuzuari Çaush kërkoi që të marrë pjesë ambasadori i Kosovës, përfaqësues të organizatave, duke përfshirë Vane Cvetanov, si përfaqësues i Shoqatës të dënuar në mënyrë të paligjshme, por poashtu ai kërkoi që gjykimi të inçizohet. Në Seancën e fundit dëshmoi gazetari i ‘Fokus’, Lubisha Arsiq i cili e njoftoi aferën. Arsiq nuk zbuloi se kush është burimi i cili i dha 100 letërnjoftime të falsifikuara. /Telegrafi/