Me tetë dëshmitarët e rinj, sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Tanku” ku ka të bëjë me blerjen e Mercedesit me kërkesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është njëri prej të akuzuarve.
Për “Tanku” në seancën e sotme dëshmi duhet të japinë tetë dëshmitar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e më hershme ishin dëgjuar tre dëshmitar ku dhe filloi shpalosja e dëshmive.
Në rastin “Tanku”, për blerjen e “mercedesit” luksoz me vlerë 600 mijë euro është i akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski. /Telegrafi/