Site icon Telegrafi

Vazhdon seanca e pestë e Kuvendit të Maqedonisë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë sot seancën e pestë ku në rend dite është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo pikë, me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja, u shty si pikë e fundit e rendit të ditës me qëllim deputetët të keën më shumë kohë të përgatiten për debat.

Paraprakisht, deputetët do të shqyrtojnë raporin vjetor të disa institucioneve, si edhe do të diskutojnë për nismën qytetare për sjelljen e një Ligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, respektivisht kërkojnë pushim të lindjes më të gjatë./Telegrafi/

Exit mobile version