Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot ku do të vazhdojë seancën plenare.
Ne seancën e djeshme deputetët e Kuvendit kanë votuar kundër rishikimit të buxhetit.
As pas disa orë debati me akuza e kundërakuza, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur të miratojnë në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
Edhe pse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e hodhi dy herë në votim, Projektligji nuk mori me shumë se 60 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Si pasojë e kësaj, Veseli ndërpreu seancën për ta vazhduar sot në orën 10:00. /Telegrafi/