Seanca e sotme për dy anëtarët e partisë ”E Majta” Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, të cilët akuzohen për demolimin e zyrës popullore të kryetarit Ivanov, është shtyrë përsëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Seanca e radhës është caktuar për 10 qershor. Mbrojtja e të akuzuarve nuk e ka pranuar ende raportin e ekspertizës, pranaj edhe nuk ka qenë në gjendje që të përgatitë listën e dëshmive.
Edhe pala akuzuese, edhe ajo mbrojtëse janë pajtuar se bëhet fjalë për një paraburgim të pakuptimtë, megjithatë dy anëtarët majtistë, vazhdojnë të mbeten në paraburgim shtëpiak./Telegrafi/