Site icon Telegrafi

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në kryeqytet, konfirmohen edhe 32 raste pozitive

Në Prishtinë po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë numri i rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm sonte janë konfirmuar edhe 32 raste pozitive, nga 62 gjithsej.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes komunikatës për medie, ku gjithashtu njoftoi se janë shëruar edhe 61 të infektuar me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Lexo po ashtu Edhe 62 raste me coronavirus në Kosovë, dhe 61 të shëruar

Gjithashtu, IKSHPK njofton se sot më 26 qershor 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143.

Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Exit mobile version