Në 24-orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë konfirmuar 709 raste të reja.
IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive.
Në njoftimin e IKSHPK-së janë rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 242 raste.
Pastaj,Gjilan 61 raste, Fushë-Kosovë 60 raste.
Pejë 51 raste, Gjakovë 41 raste, Kamenicë 41 raste.
Mitrovicë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 18 raste.
Viti 18 raste, Obiliq 16 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 11 raste.
Prizren 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Lipjan 9 raste.
Istog 6 raste, Novobërdë 6 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste.
Shtime 3 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik dhe Kllokat.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID. /Telegrafi/