Site icon Telegrafi

Vazhdon rritja e rasteve me coronavirus, në 24-orët e fundit vetëm në Prishtinë janë konfirmuar 150

Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 281 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po ashtu ka njoftuar se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe katër persona, numri i viktimave ka arritur në 673, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 150.

Pastaj, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste.

Komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste.

Komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste.

Komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 2 mijë e 658, teksa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version