Telegrafi

Vazhdon rritja e kuadrit arsimor që nuk i përgjigjet tregut të punës në Maqedoni

Në Maqedoni vazhdon trendi i prodhimit të kuadrit arsimor që nuk i përgjigjen tregut të punës. Kështu thanë pjesëmarrësit e tryezës së rumbullakët ”Arsimim për punësim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Telma, analizat më të reja tregojnë se 70% estudentëve kënë përfunduar shkenca humane dhe sociale, profesorë për të cilët më së paku mund të gjendet vend pune.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se programi arsimor që është i stërngarkuar me material teorik është një lloj pengese në këtë drejtim. Ai shtoi se edhe arsimi praktik, që është kërkesë e punëdhënësve, nuk zbatohet ashtu siç duhet./Telegrafi/