Telegrafi

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, reagon Meta: Çmimet i vendosin oligarkët

Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve në Shqipëri duke u përqendruar te çmimi i naftës që po i afrohet nivelit 200 lekë për litër.

Sipas Presidentit, çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu.

“Ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë”, ka thënë Meta në një postim në Facebook.

Ai shtoi se Shqipëria ka pagat mujore më të ulëta në rajon por rritja e çmimeve nuk ka të ndalur. Duket cituat te dhëna nga Eurostat, Meta tha se paga minimale në Shqipëri është 248.4 euro, në Maqedoninë e Veriut 366.1 euro, në Serbi 401.4 euro, dhe në Malin e Zi 532.5 euro.

Meta gjithashtu u shpreh se çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër ne fillim të muajit Shkurt, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

“Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë”, sqaron ai.

Ai shtoi se çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5 për qind, shërbimet e transportit janë rritur me 6.9 për qind dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28 për qind.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e fortë e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Guvernatori Gent Sejko ka thënë se rritja e inflacionit pritet te stabilizohet duke filluar nga mesi i dytë i viti dhe do të rikthehet në objektivin e bankës prej 3 për qind në 2023. /Telegrafi/