Telegrafi

Vazhdon rishikimi i projekteve të dyshimta në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë

Ministria e Kulturës ende vazhdon t’i rishikojë projektet e dyshimta të programit vjetor. Procedurat pritet të zgjatin deri në fund të kësaj jave, pas të cilave paralajmërohen vendime.

Pas kësaj, konkuruesit do të kenë të drejtë për ankesë deri te Komisioni i shkallës së dytë, në afta prej 15 ditëve. Burime nga Ministria e Kulturës, për Alsat-M informojnë se bëhet fjalë për 5 deri 10 projekte, në të cilat ka elemente konfliki interesash, familjarizëm dhe parregullsi. Ministi Robert Alagjovski kërkoi që të përfshihet Komisioni për Antikorupsion dhe Prokuroria Publike.

Në lidhje me skandalin e abuzimit me paratë shtetërore për familjarizëm dhe konflikt të interesave për miratimin e projekteve kulturore shqiptare, reaguan edhe partitë politike.

Më të zëshëm ishin OBRM-PDUKM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët të cilat kërkuan tërheqje të plotë të programit të cilin e quajtën skandaloz./Alsat-M/