Site icon Telegrafi

Vazhdon rinumërimi në QNR, kanë mbetur edhe 140 vendvotime

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi 530 vendvotimeve të cilat kanë pasur kryesisht probleme teknike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin, se rinumërimi është  në përfundim e sipër.

Ai ka thënë se kanë mbetur edhe 140 vendvotime për t’u rinumëruar.

Zëdhënësi i KQZ-së,Valmir Elezi/ Foto: Ridvan Slivova

“Deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 390 vendvotime apo 73.72% nga 530 sa janë planifikuar”,  ka thënë Elezi.

Kujtojmë se në QNR më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime, të cilat po ashtu kanë pasur probleme të kësaj natyre.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Në bazë të rezultateve preliminare lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja. Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version