Telegrafi

Vazhdon revolucioni te Milani: Drejtori sportiv Mirabelli largohet zyrtarisht, Conte kontaktohet për trajner

Milani ka vazhduar me revolucion, pasi klubi tashmë është nën menaxhimin e Elliott Management.

Pas largimit të shefit ekzekutiv, Marco Fassone, nga klubi është larguar edhe drejtori sportiv Massimliano Mirabelli.

Mirabelli kishte ardhur nga Interi verën e shkuar ku mori 11 lojtarë që i kushtuan klubit 200 milionë euro.

Ish-drejtuesit e Milanit, Mirabelli dhe Fassone

Ai ka shkruar një letër ku ka falënderuar të gjithë punëtorët në klub, duke filluar nga trajner te lojtarët. Gjatë ditës la pasur lajme se vendin e Mirabellit do ta zë Igli Tare që ka marr vlerësime të mëdha si drejtues te Lazio.

Në anën tjetër drejtori i ri Leonardo, ka fillua punën dhe qëllimi i tij i parë është ndërrimi i trajnerit.

Lexo po ashtu Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit?

Mësohet se ai e ka kontaktuar ish-trajnerit e Chelseat dhe Juventusit, Antonio Conten.

Antonio Conte (Getty Images)

Sipas Premium Sport, Leonardo pritet të bëhet drejtor teknik dhe Conten e sheh si trajner që mund ta nxjerrë Milanin nga kriza.

Ky nuk është lajm i mirë për Gennaro Gattuson që ishte konfirmuar para disa javësh nga pronarët e vjetër. /Telegrafi/