Sot nga ora 18 do të vazhdoj protesta e mbi 90 organizatave jo-qeveritare që protestojnë kundër vendimeve të presidentit Ivanov falje të politikanëve për krime dhe kundër partizimit të shtetit, njofton Telegrafi.
Protesta do filloj nga ora 18 para Prokurorisë Speciale Publike dhe do të vazhdoj para Qeverisë së Maqedonisë.
Nga ana tjetër organizatat pro qeveritare sot do të qëndrojnë para Parlamentit të Maqedonisë për të mbrojtur shtetin, siç thonë ato.
Protesta gjithashtu do të ketë sot nga ora 14 do të organizohen protesta nga disa subjekte shqiptare në Maqedoni. Lëvizja për Reforma PDSH, RDK me në krye Vesel Memedi, Shoqata e të Burgosurve Politik në Maqedoni, Illyricum Libertas dhe OVL-UÇK janë në Këshillin Organizativ të këtyre protestave në Shkup /Telegrafi/