Edhe sonte një numër i madh i protestuesve po mblidhen para Prokurorisë Speciale të organizuar nga “Revolucioni Laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit të shtunën njoftuan se sot do të dalin me zgjidhje konkrete për dalje nga kriza dhe bënë thirrje për protesta masive.
Po ashtu mund të vërehet se është shtuar numri i policëve dhe barrikadave policore, të cilët përpos në drejtim të selisë së OBRM-PDUKM, siç ka pasur çdo ditë të protestave, sot ka edhe në udhëkryqin e rrugë që shpie në Kuvend, por edhe në udhëkryqin tek kisha ortodokse por edhe te rruga që shpie drejt Qeverisë.
Sot protestuesit kanë dalë me parullën “Për Neshkovskin, për të gjithë”./Telegrafi/