Telegrafi

Vazhdon rënien çmimi i naftës

Duke analizuar situatën, ekonomistët besojnë se shkaku real për këto rënie të çmimit të arit të zi është ulja e kërkesës, për pasojë e konsumimit.

Sipas tyre kriza ekonomike ka prekur rëndë të gjithë sektorët, në këtë rast tregun e naftës, për të cilin investitorët kërkojnë masa të menjëhershme për të rritur kërkesën.

Pavarësisht premtimeve për shtim të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, niveli aktual i papunësisë kërcënon dhe ekonominë vendase.