Telegrafi

Vazhdon rënia e vlerës së dinarit serb

Vlera e sotme e dinarit është më e ulët në krahasim me euron nga fillimi i vitit 2009, në të cilën BPS-ja në qarkullim lëshoi gjithsej 254 milionë euro, si pjesë e përpjekjeve për stabilizim të valutës kombëtare serbe.

Guvernatori i BPS-së, Radovan Jelashiq, deklaroi se edhe krahas rënies së vazhdueshme të vlerës së dinarit, Banka nuk do të heqë dorë nga politika e kursit fluktiv të valutës kombëtare, por që megjithatë do të ndërmarrë një sërë masash për zvogëlimin e luhatjeve ditore të kursit.

Vlera më e ulët e dinarit në vitin 2008 është regjistruar më 4 dhjetor, kur për një euro merreshin 91,6317 dinarë, ndërsa vlera më e lartë prej 75,7543 dinarë serbe për një valutë evropiane është realizuar më 7 gusht.