Site icon Telegrafi

Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore, një barrel po tregtohet nën 100 dollarë

Pas një ngritje të theksuar të çmimeve të naftës, aktualisht ka një stabilizim të tyre, ku tashmë një barrel naftë po tregtohet nën 100 dollarë.

Sipas Oil Price, një barrel [159 litra] naftë e papërpunuar WTI po tregtohet me 91 dollarë nga 92 dollarë që ishte ditë më parë. Po ashtu, nafta Brent po tregtohet me 97 dollarë kundrejt 98 dollarë për barrel, shkruan Telegrafi.

Aktualisht në tregun e Kosovës një litër naftë po tregtohet me rreth 1.70 euro.

Çmimi i aktual i naftës | Burimi: Oil Price

Kujtojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për një muaj rresht kishte marr vendim që ta kontrolloj çmimin tavan të derivateve të naftës.

Ky vendim ishte marr pas paralajmërimeve të naftëtarëve se në vendin tonë një litër naftë do të mund të arrinte në 2 euro.

Lufta e Ukrainës bëri që çmimi i naftës për pak kohë të shkojë mbi 139 dollarë për fuçi në mars, shifra më e lartë që nga viti 2008, duke përkeqësuar presionet e inflacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version