Nafta u rikthye në rënie ditën e mërkurë, prej të dhënave të dobëta ekonomike nga Kina dhe rritjes së inventarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund të sesionit të kaluar nafta u rrit ndjeshëm, pas lajmërimeve nga SHBA se do të vonojë tarifat ndaj produkteve kineze.
Nafta Brent e Londrës ra me 0.8 për qind në 60.84 dollarë për fuçi, ndërkohë që ditën e djeshme tregoi rritje me 4.7 për qind, që ishte norma më e madhe që prej muajit dhjetor.
Nafta bruto amerikane ra me 1.1 për qind në 56.48 dollarë për fuçi, pas një rritjeje me 4 për qind në tregtinë e ditës së djeshme.
Kina raportoi një serë të dhënash zhgënjyese për ekonominë, përfshirë rënien e prodhimit industrial në nivelin më të ulët në 17 vite. Një tjetër ndikues te rënia e çmimeve ka qenë mbyllja e pozicioneve nga investitorët për të marrë fitimet nga rritja e fortë e ditës së Martë.
Presidenti Donald Trump u tërhoq nga afati i 1 shtatorit për tarifat prej 10 për qind që ndikojnë gjysmën e listës fillestare prej 300 miliardë dollarë mallra kinezë.
Të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës treguan se inventarët në SHBA u rritën papritmas gjatë javës së kaluar. Inventarët e naftës bruto u rritën me 3.7 milionë fuçi, në një total prej 443 milionë. /Telegrafi/