Telegrafi

Vazhdon rënia e çmimit të naftës

Nafta në bursën e Nju Jorkut, të premten u tregtua me 75.39 dollarë amerikan për fuçi.
Vetëm gjatë javës, çmimi i naftës u zvogëlua për 6.6 për qind.

Çmimet e naftës në bursat botërore filluan të bien si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e zhvillimit të ekonomisë amerikane, e cila është edhe ekonomia më e fuqishme në botë. /Telegrafi/