Kjo ndodhi pasi të mërkurën indeksi Dow Jones shënoi humbjen më të madhe që nga tetori, 1987 duke rënë për 8 %.
Kreu u Bankës Federale, Ben Bernanke paralajmëroi se ekonomia amerikane po përballet me "kërcënim të madh".
Në Nju Jork, çmimi i naftës ra nën 73 dollarë për fuçi, që është vlera më e ulët në 13 muajt e fundit.
Ndërkohë bursat e Australisë, Koresë së Jugut dhe Hong Kongut, ranë më shumë se 5%.
Grupi G 8 i vendeve më të industrializuara të botës bëri thirrje për ndryshimin e sistemit rregullator të bankave, dhe njoftoi se deri nga fundi i vitit do të mbahet një samit për krizën. /REL/