Vendet e marrëveshjes së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe ato jo të përfshira tek ajo, deri më tani nuk kanë arritur të pajtohen lidhur me nivelin se sa pritet të reduktohet prodhimi, pas shpërthimit të Coronavirusit.
Rusia raportohet se nuk pranon të japë dritën jeshile për uljet më të thella të furnizimit që nga kriza botërore financiare, ndërkohë që çmimi i naftës vazhdoi rënien me rreth 4 për qind, pasi Reuters raportoi se Moska nuk do të jetë e gatshme të aprovojë një ulje të mëtejshme të prodhimit, përcjell Telegrafi.
Në vend të kësaj, Rusia favorizoi një shtrirje në nivelin aktual të shkurtimeve të prodhimit. Nafta e papërpunuar, aktualisht tregtohet me 47.52 dollarë për fuçi dhe çmimi ka rënë më shumë se 31 për qind që nga rritja e ndjeshme e muajit janar.
OPEC ka rekomanduar shkurtime shtesë të prodhimit prej 1.5 milion fuçi në ditë, duke nisur nga fillimi i muajit të ardhshëm deri në fund të vitit 2020 dhe grupi prej 14 anëtarësh ka planifikuar një mbledhje më 9 qershor për të rishikuar këtë politikë. Por propozimi u kushtëzua nga prodhuesit jo të përfshirë në marrëveshjen OPEC, përfshirë Rusinë. /Telegrafi/