Site icon Telegrafi

Vazhdon rekordi i “Wonder Woman”, 430 milionë dollarë për dy javë (Video)

“Wonder Woman” ka përfituar 430 milionë dollarë vetëm dy javë pas fillimit të shfaqjes nëpër kinema.

Filmi që sjell tregimin për superheroinën e viteve të shtatëdhjeta, i ka tejkaluar të gjitha pritjet e Warner Bros.

Këtë fundjavë, ky projekt i ka shtuar edhe 57.2 milionë dollarë në arkat e veta.

Në këtë mënyrë, vetëm në tregun amerikan, filmi deri më tani ka fituar rreth 200 milionë dollarë, ndërsa 230 milionë të tjera i ka fituar në vende të ndryshme të botës.

Lexo po ashtu Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)

“Wonder Woman”, kur rolin kryesor e luan izraelitja Gal Gadot, tashmë në këtë fazë i ka kaluar filmat tjerë me superheronj, si “Suicide Squad”, “Man od Steel”, “Thor” dhe “Guardians of the Galaxy”.

Dhe natyrisht se “Wonder Woman” shfaqet edhe në kinemanë më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version