Site icon Telegrafi

Vazhdon rekordi i fitoreve të PSG-së me spektakël golash (Video)

during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France.

Paris Saint-Germaini e ka regjistruar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Celticun me rezultat 7-1 në Parc de Princes.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Moussa Dembeles (1’), mirëpo ky gol vetëm sa i nevrikosi vendasit.

I asistuar nga Adrien Rabiot, Neymar fillimisht e barazoi rezultatin (9’), ndërsa më pas e përmbysi rezultatin (22’). Këtë herë pas kombinimeve me Marco Verrattin.

(Foto: Getty Images)

Edinson Cavani e shënoi golin e tretë të parisienëve, pasi asistimit nga Neymar (28’).

Në pjesën e parë i erdhi radha të shënonte edhe Kylian Mbappes (35’). Marquinhos ishte asistues.

Seria e golave të PSG-së vazhdoi edhe në gjysmën e dytë me Marco Verrattin që e realizoi golin e pestë (75’).

Golin e dytë personal në këtë ndeshje e shënoi edhe Edinson Cavani (79’), i cili goditi pas harkimit të Layvin Kurzawas.

(Foto: Getty Images)

Rezultatin përfundimtar e vendosi Daniel Alves (80’) me një gol shumë të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Paris Saint-Germaini është ngritur në kuotën e 15 pikëve pas pesë ndeshjeve të fituara. /Telegrafi/

Exit mobile version