Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre në Facebook, Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se të gjithë bashkatdhetarët nga sot regjistrimin mund ta bëjnë në objektin e Komunës së Gjakovës.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se këndi i regjistrimit ndodhet në hapësirat e gjendjes civile, ku një regjistrues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës do të kryej të gjitha procedura duke bërë regjistrimin e të gjithë bashkatdhetarëve të interesuar.
Në postimin e Komunës së Gjakovës po ashtu thuhet se mërgata është pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, andaj edhe pjesëmarrja e tyre në regjistrim është tejet me rëndësi.
Regjistrimi i bashkatdhetarëve mund të bëhet deri me datë 31 gusht 2024, nga ora 08:00 e deri në ora 16:00 (duke mos përfshirë kohën e pauzës, 12:00 – 13:00)./Telegrafi/