Edhe sot do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, në ditën e parë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, janë regjistruar 46 deputetë.
“Në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndryshe, seanca konstituive do të mbahet më 3 gusht.