Arsenali ka marrë një fitore spektakolare në derbin e Londrës ndaj Tottenham 4-2.
Topçinjtë e panë vetën në disavantazh pas pjesës së parë 1-2, por u rikthyen në lojë për ta fituar takimin në fund.
Pierre Emerick Aubameyang isht hero i Arsenalit në këtë takim me dy gola të shënuar.
Por një gjest i shëmtuar i racizmit ka ndodhur në momentin që sulmuesi nga Gaboni shënoi golin e parë në këtë takim.
https://twitter.com/ltarsenal/status/1069300108146106368
Në momentin që po festonte Aubameyang, një tifoz i Spurs kishte hedhur një lëvore të bananes në drejtim të tij.
Por tifozi që bëri këtë gjë nuk shpëtoi lehtë, pasi në fund të ndeshjes është arrestuar nga policia.
Tottenham fan arrested for throwing banana skin at Pierre-Emerick Aubameyanghttps://t.co/DS20xUMZx1 pic.twitter.com/N5gzgkGHHJ
— Mirror Football (@MirrorFootball) December 2, 2018
Policia angleze kishte shikuar gjatë ndeshjes kamerat e stadiumit dhe kishte identifikuar tifozin që e hodhi lëvoren e bananes në drejtim të Aubameyang.
Gjithsesi pas këtij gjesti të tifozi, FA ka vendosur ta hetojë klubin e Tottenham dhe pritet një dënim për ta. /Telegrafi/