Site icon Telegrafi

Vazhdon punimet Grupi Punues për rishikimin e Legjislacionit Penal  

Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori  pjesë në  punëtorinë e radhës të Grupit Punues për rishikimin e Drejtësisë Penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale).

Tahiri me këtë rast theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që t’i rishikoj dispozitat e kodeve të cilat nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vlerësuar si pengesa eventuale në punën e tyre.

Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve, të cilat do të jenë objekt diskutimi, në këtë punëtori e cila do t’i vazhdoj punimet.

Punëtoria është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë: Përfaqësues nga zyra e BE-së, OSBE-së, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shoqëria civile, Policia e Kosovës, si dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë.

 

Exit mobile version