Site icon Telegrafi

Vazhdon protesta e punëtorëve të “Eurokompozit” para Qeverisë së Maqedonisë

Të punësuarit e “Eurokompozit” nuk do të ndalojnë së protestuari para Qeverisë edhe pavarësisht vendimit të seancës qeveritare për pagesën e të hyrave të tyre, me para të huazuara prej 6 milionë denarësh, që duhet të sigurohen nga ELEM-i dhe MEPSO-ja, thotë Kryetari i Sindikatës të punësuarve, Robert Bogdanovski.

Ata dje vendosën tenda përballë Qeverisë, duke kërkuar zgjidhjen e statusit të kësaj firme shtetërore që punon në humbje, dhe pagesë të 18 rrogave dhe kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional për gjashtë vitet e kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë: Punëtorëve të “Eurokompozit” u janë paguar nga 22 mijë denarë

“Ajo nuk është zgjidhje e problemit tonë, sepse është paguar një pagë minimale. Kërkojmë zgjidhjen e sigurimit shëndetësor dhe pensional. Do të mbetemi këtu deri sa nuk na zgjidhen problemet”, deklaroi Bogdanovski.

Qeveria kërkoi nga Zv.Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, në pajtim me ligjet pozitive, të gjejë zgjidhje për gjendjen e “Eurokompozit-it”.

“Eurokompozit” ka 260 të punësuar. Për shitjen e planifikuar të fabrikës, që sipas Qeverisë ka interes nga investitorë, po bëhen vlerësimet e duhura. Për këtë është shpallur tender për zgjidhje të këshilltarit./Telegrafi/

Exit mobile version