Personeli makinsit në Hekurudhat e Maqedonisë Transporti pas takimit të sotëm me kryesinë e kompanisë paralajmëroi se ndërprerja e komunikacionit hekurudhor do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së parashtruar për rritje të koeficientit të kompleksitetit për çka morën paralajmërim për bisedime dhe analiza në periudhën në vijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit makinist, informoi se në takim me u.d. drejtor i HM Transporti, Igor Korunovski iu ishte ofruar kthim i sërishëm i kompenismeve që i kanë amrrë të punësuarit në hekurudha për orë jashtë orarit të punës, si dhe për punën e natës, punë gjatë festave dhe për punë gjatë të dielës, të shumës prej para hyrjes në fuqi të masave qeveritare antikrizë, ndërsa në periudhën në vijim të bëhen analiza për kërkesën për koeficientin e kompleksitetit të vendit të punës.
Personeli makinist, siç pohon, proteston për shkak të vonesës së rrogës dhe rritjes së saj selektive sepse të punësuarve të tjerë në HM transporti tashmë iu është rritur ai koeficient. Ata kërkojnë shfaqje të koeficientit të makinsitëve prej 2,7 në 3, të mbikëqyrësit të lokomotivave prej 2,5 në 2,7, të ndihmësve të makinistëve prej 2,3 deri 2,6. Sipas u.d. drejtorit Korunovski, koeficient 3 në HM kanë të punësuarit me profil të arsimit të lartë, ndërkaq nuk ka pasur dhe nuk guxon të ketë favorizim të individëve gjatë rriitjes së rrogave.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, siç kumtoi Minsitria e resorit, në takim me sindikatat dhe kryesinë në hekurudha shprehi mirëkuptim të madh për ngjarjet e krijuara në kompani dhe paralajmëroi se në kohë sa më të shkurtë do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjidhjen e tyre, si dhe zgjidhje afatagjate të situatave në komunikacionin hekurudhor në Maqedoni, njofton AIM.
për shkak të protestës së personelit makinist sot qarkullojnë vetëm trenat për Manastir dhe Gjevgjeli në orën 16:55, si dhe trenat ndërkombëtar Beograd-Shkup-Selnaik, si dhe Selanik-Shkup-Beograd. Siq paralajmëroi Çakarovski, nëse ndërkohë nuk arrihet marrëveshje me kompetentët, prej nesër do të lëshohet vetëm treni ekspres Beograd-Shkup-Selanik. /Telegrafi/