Site icon Telegrafi

Vazhdon procesi gjyqësor, por edhe protestat për vdekjen e Almirit nga Kumanova

Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Boban Iliqit i cili akuzohet për vdekjen e Almir Aliut nga Kumanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paralelisht me procesin gjyqësor edhe sot para ndërtesës së gjykatës do të mbahet një protestë e qetë nga prindërit dhe familjarët e viktimës. Protestën si herën e kaluar e organizon shoqata qytetare ‘Zëri’.

Më 26 gusht 2016 pas një zënke verbale në spitalin e Kumanovës ka vijuar sulmi fizik. Boban Iliq ka ikur me automobil por ka goditur Almirin, ku si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur Almiri katër vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version