Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Zahir Beqiri Çaushi, i akuzuar për falsifikimin e dokumenteve personale në të ashtuquajturën “Fabrikë për letër njoftime”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në Gjykatën penale, prokuroria dhe mbrojtja janë në proces të deklaroimit të fjalëve të tyre përfundimtare pas të cilës pritet të caktohet termini për aktgjykim.
Prokuroria themelore publike ka kërkuar dënim për Çaushin duke e mohuar mbrojtjen e tij kinse i janë futur në kompjuterin e tij.
Sipas prokurorisë kjo është e pamundur. Pritet që mbrojtja ti thotë fjalët përfundimtare./Telegrafi/