Site icon Telegrafi

Vazhdon procesi i dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Sot nga ora 09:00 në Prishtinë do të fillojë hedhja e larvicideve, sipas planit nga Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës.

Hedhja e larvicideve (Larvicidi është një insekticid që përdoret kundër mushkonjave), do të vazhdojë deri të enjten, më 11.07.2024, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, sipas një njoftimi nga Drejtoria e Shëndetësisë, të premten më datë 12.07.2024 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version