Reshjet e shiut në vend vazhdojnë të shkaktojnë probleme në objektin e ri të Arkivit Shtetëror të Maqedonisë. Për shkak të çatisë së parregulluar, uji futet brenda, ndërsa rrezikohen edhe dokumentet që janë brenda.
Të punësuarit në Arkiv në vend që të kryejnë punët e tyre për të cilat paguhen, ata me kova duhet të mbledhin ujin që vjen nga tavani. Ata thonë se problemi më i madh është lagështia, e cila mund të rrezikojë dokumentet e vjetëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa nga ana tjetër qeveria është në kërkim të një zgjidhje për këtë problem. Muajt e kaluar të punësuarit kërkuan që të kthehen në objektin e vjetër, i ndërtuar në kohën e socializimit, por qeveria akoma nuk ka sjellur vendim.
Jozyrtarisht mësohet që ky problem si pikë e rendit të ditës duhet të gjendet nesër në seancën qeveritare./Telegrafi/