Edhe këtë verë mbetet status-kuo situata me plazhet në Strugë. Autoritetet lokale refuzojnë të lëshojnë shpallje për koncesione, ndërsa kontratat e qiramarrësve aktual kanë skaduar që nga viti i kaluar.
Por koncesionerët shpresojnë të ketë zgjidhje. Ata thonë se janë të gatshëm për sezonin turistik, por nuk do të investojnë në përmbajtje të reja. Edhe në Ohër, për shumicën e plazheve gjatë këtyre ditëve skadojnë kontratat për koncesionet.
Bakraçeski thotë se për shkak të mosrespektimit të kontratave disa nga plazhet janë sanksionuar, dhe njërit i është anuluar kontrata./Telegrafi/