Site icon Telegrafi

Vazhdon problemi i banorëve të zhvendosur të Hades

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), i ka bërë thirrje institucioneve publike për zgjidhjen e problemit të banorëve të zhvendosur të Hades.

Forumi për Iniciativa Qytetare i ka bërë thirrje institucioneve publike për zgjidhjen e problemit të banorëve të zhvendosur të Hades, pasi procesi i zhvendosjes së detyrueshme jo vetëm që nuk ka sjellë zhvillim në komunitetin e Hades dhe të Obiliqit, por përkundrazi ka afektuar një numër të madh qytetarësh, duke rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në këtë komunë.

Sipas tyre, është manipuluar me pasurinë private të 1000 deri në 7000 qytetarëve të Komunës së Obiliqit, duke dështuar në plotësimin e standardeve ndërkombëtare për zhvendosje të detyrueshme të Bankës Botëror, me qëllim që të hapen rrugë të mihjeve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova e Re. /Telegrafi/

Exit mobile version