Gjatë 10 viteve të fundit prerja ilegale e drunjëe në Kërçovë vazhdon të jetë problem i madh qytetarët e këtij rajoni. Edhe pse ka thirrje të shumta që të ndalohet ky fenomen, megjithatë prerja e drunjve vazhdon.
“Më parë prerja e drunjve ishte natën dhe në fshehtësi, ndërsa tani kjo ndodh në mes të ditës”, tha një banor i fshatit Osllomej,
Sipas tij, problemi është se prerësit ilegal i njohin policët e pyjeve dhe të punësuarit në policinë pyjore, ndërsa fshatarët mbrojnë vetëm pronën private.
Personi përgjegjës i Policisë Pyhore në Kërçovë, Branko Nikolloski tha se punonësit angazhohen maksimalisht./Telegrafi/